Bota

Ministri Selimi reagon pas raportimit të lajmi.net për punësimin e militantit të AAK-së në MD

0
ministri-selimi-reagon-pas-raportimit-te-lajmi.net-per-punesimin-e-militantit-te-aak-se-ne-md

Selimi nuk e ka mohur këtë fakt, ka theksuar se ka të drejtë ligjore të emërojë persona që janë pjesë të AAK-së.

Gjocaj do të paguhet nga buxheti i Kosovës, dhe ministri ka thënë se edhe në të ardhmen do të punësojë kuadro të rinj të AAK-së të cilët janë të kualifikuar.

“Sot në media është raportuar se në Ministrinë e Drejtësisë është emëruar një kuadër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Unë jam ministër i emëruar nga AAK-ja dhe me ligjin në fuqi, më lejohet që në emërimet politike të kem diskrecion. Përderisa kam këtë mundësi ligjore, si ministër do të emërojë kuadro të AAK-së, të cilët janë kuadro të rijnë e të kualifikuar. Ndërsa në Shërbimin Civil punësimet do të bëhen vetëm në bazë të Ligjit për Shërbyesit Civil”, ka deklaruar ai.

Tutje, Selimi ka shtuar se sa herë do t’ia lejoi ligji do të bëjë emërime politike nga AAK-ja.

“AAK-ja është organizatë politike, vizionin e së cilës e përcjellin shumë profesionist të fushave të ndryshme. Do të gëzojë respektin për ta dhe do të tregojë vigjilencën për t’u dhënë mundësi që kapacitet e tyre profesionale t’i tregojnë, andaj saherë që më lejon ligji do të bëjë emërime politike nga Aleanca!”, ka deklaruar ai.

Lajmi.net raportoi se, para pak ditësh, Ministria e Drejtësisë e cila udhëhiqet nga ministri i AAK-së, Selim Selimi ka punësuar aktivistin e AAK-së, Astrit Gjocajn.

Gjocaj është punësuar MD për të dhënë ndihmë tek Dhomat e Specializuara.

Ai është vëllai i sekretari organizativ të rinisë së AAK-së, Demokrat Gjocaj.

Konkretisht pozita e tij do të jetë, zyrtar i Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojte Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuarve Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara. /Lajmi.net/

Lexo të tjera