Bota

Ministri Selimi: Shërbimi Korrektuese i Kosovës hallka kyçe e sistemit të drejtësisë

0
ministri-selimi:-sherbimi-korrektuese-i-kosoves-hallka-kyce-e-sistemit-te-drejtesise

“Që nga nisja e deri në këtë 21-vjetor Shërbimi Korrektues, i cili filloi punën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për të vazhduar tutje me hapjen e qendrave tjera, duke numëruar sot gjithsej 10 institucione, është profesionalizuar dhe ka arritur të jetë në hap me standardet e shërbimeve korrektuese perëndimore”, deklaroi ministri Selimi.

Ministri Selimi tha se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit duke u fokusuar në rritjen e efikasitetit të mekanizmave të sistemit juridik, e në këtë drejtim edhe në modernizimin e SHKK-së.

“Në politikat ndëshkimore, vendi ynë angazhohet për mbrojtje të të drejtave të njeriut, sigurimin e trajtimit të barabartë dhe dinjitoz, si dhe për ri-integrim të suksesshëm në shoqëri të personave që kryejnë dënimin. SHKK-ja sot mund të krenohet me të arriturat e saj në fushën e trajtimit të të burgosurve që është mision i saj, si dhe me stafin profesional dhe të përkushtuar në radhët e saj, që çdo ditë iu dalin në ndihmë të gjithë të burgosurve që trajtohen në institucionet korrektuese”, tha ministri Selimi.

Ministri Selimi po ashtu shprehu mirënjohje ndaj drejtorit Thaçi dhe stafit te SHKK-së, për menaxhimin e shkëlqyer dhe përballje me pandeminë. Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe miqtë ndërkombëtar që ndihmuan në ngritjen e infrastrukturës dhe standardeve të larta profesionale në SHKK përgjatë këtyre viteve.

“Me rastin e ditës suaj, dëshiroj të shpreh përkushtimin tim si Ministër, që të avancojmë më tutje pozitën e SHKK-së përmes Ligjit për Shërbimin Korrektues dhe Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, të cilët janë në procedurë për shqyrtim dhe miratim e që kanë për qëllim rregullimin e statusit të zyrtarëve të SHKK-së”, tha ministri Selimi.

Në fund të ceremonisë, Ministri Selimi së bashku me Drejtorin e SHKK-së, Nehat Thaçi dhe kryetaren e Shoqatës së Gruas së SHKK-së, Zyrafete Imeraj, kanë ndarë mirënjohje falënderuese për punëtoret dhe bashkëpunëtorët e Shërbimit Korrektues të Kosovës./Lajmi.net/

Lexo të tjera