Lajme

Ministri serb shkon në Gjermani, me Heiko Maas dhe këshilltaren e Merkelit diskuton për Kosovën

0
ministri-serb-shkon-ne-gjermani,-me-heiko-maas-dhe-keshilltaren-e-merkelit-diskuton-per-kosoven

Temat kryesore të bisedimeve në Berlin pritet të jenë bashkëpunimi dypalësh midis Serbisë dhe Gjermanisë, si dhe integrimi evropian i Serbisë, por në mënyrë të pashmangshme çështja e Kosovës dhe dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe lufta kundër koronavirusit.

Tanjug raporton se kryediplomati serb dhe homologu i tij gjerman do të flasin të enjten pasdite dhe pas takimit, të dy ministrat kanë planifikuar t’i adresohen publikut, transmeton Klan Kosova.

Në një intervistë për Kuririn serb në mes të shkurtit, ministri gjerman Maas tha se rregullimi i marrëdhënieve të pazgjidhura midis Prishtinës dhe Beogradit është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe se afatet ose dinamika e paracaktuar për anëtarësimin në Bashkim nuk ekzistojnë, por se do të ishte mirë që negociatat me Serbinë të jenë më dinamike.

Të enjten, Selakoviq do të bisedojë gjithashtu me këshilltarin e politikës së jashtme të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker, si dhe me Johan Wadeful, një anëtar i Bundestagut dhe kryetarin e Grupit Punues të Unionit CDU / CSU për Ballkanin Perëndimor,

Lexo të tjera