Lajme

Ministri Veliu priti në takim njoftues Shefin e Misionit të EULEX Lars-Gunnar Wigemark

0
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX, z. Lars-Gunnar Wigemark.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për situatën e përgjithshme të sigurisë, si dhe për parandalimin e virusit COVID-19.

Ministri Veliu u shpreh i kënaqur  për bashkëpunimin në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it dhe kërkoi që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tutje.

Ndërsa në anën tjetër shefi i EULEX-it, z. Wigemark tha se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me MPB-në dhe me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. /Kosova.info/

Lexo të tjera