Uncategorized

MINISTRIA E JASHTME REAGON PAS ARRESTIMIT TË NJË KOSOVARI NË SERBI

0

Një kosovar nga diaspora është arrestuar në Serbi. Ai po kalonte transit nëpër territorin serb kur u arrestua. Kjo nuk është hera e parë që kosovarët burgosën në këtë formë nga policia serbe.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka reaguar duke “dënuar ashpër” arrestimin e shtetasit Kosovar, Agim Gjocaj, nga Serbia, njofton Insajderi.

Gjocaj u arrestua në mënyrë flagrante gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë.

Përmes një komunikate për media Ministria e Jashtme kërkon nga Serbia “lirimin e menjëhershëm të Agim Gjocajt si dhe të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj”.“Po ashtu, theksojmë se akuzat e pretenduara ndaj tyre janë të pabaza, të qëllimshme dhe të motivuara politikisht”.

Nga ministria u kanë bërë thirrje edhe shteteve të QUINT-it që të adresojnë këtë shqetësim tek autoritetet në Beograd.

“Politika e vjetër e Serbisë me në krye Vuçiqin, vazhdon të sillet në shpërputhje me të gjitha vlerat evropiane”, thuhet tutje në komunikatën për media të ministrisë./Insajderi.com

Lexo të tjera