Uncategorized

Ministrja Haradinaj-Stublla pret në takim tenorin Ramë Lahaj

0

Haradinaj-Stublla takoi tenorin Ramë Lahaj dhe bashkë me të diskutuan për fuqizimin e vlerave kulturore edhe përmes platformës së re të diplomacisë kulturore, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se ishte nder i veçantë për të ta takonte nga afër Lahajn, të cilin e quan “zëri shqiptar i Kosovës në operën botërore!

“Nder i veçantë të takoj sot Ramë Lahaj, zëri shqiptar i Kosovës në operën botërore!

Diskutuam bashkë mbi shumë tema të realitetit kombëtar e politik, dhe u dakorduam që Z.Lahaj do të vazhdojë të na ndihmojë në fuqizimin e vlerave tona kulturore-artistike në botë, tani edhe përmes platformës së re të diplomacisë kulturore”, shkruan Haradinaj-Stublla në Facebook.

Tenori Ramë Lahaj është shumë i suksesshëm edhe jashtë trojeve shqiptare. /Lajmi.net/

Lexo të tjera