Lajme

Miroslav Lajçak në Presidencë, takohet me Vjosa Osmanin

0
miroslav-lajcak-ne-presidence,-takohet-me-vjosa-osmanin

Lajçak tashmë ka arritur në zyrën e Osmanit në Presidencën e Kosovës, ku edhe po zhvillohet ky takim.

Mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit, transmeton lajmi.net.

Mbrëmë Lajçak zhvilloi një takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe ambasadorët e QUINT-it në Kosovë.

Pas takimit me Kurtin, Lajçak zgjodhi të mos deklarohet për media, derisa Kurti tha se ai e ka bërë të qartë qëndrimin që ka karshi dialogut dhe rëndësisë së këtij procesi për vendin.

Lajçak gjatë ditës do të takohet edhe më ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj./Lajmi.net/

Lexo të tjera