Lajme

Mitrovicasi u shantazhua me një video ku duket zhveshur: Para 2 vitesh iu morën 10 mijë euro, tani i kërkohen 1 mijë

0
mitrovicasi-u-shantazhua-me-nje-video-ku-duket-zhveshur:-para-2-vitesh-iu-moren-10-mije-euro,-tani-i-kerkohen-1-mije

Ai dy vite më parë i kishte dërguar vajzës në Viber një video intime, ku shfaqet i zhveshur dhe duke i prekur organet gjenitale. Por për këtë video ai u shantazhua nga vajza dhe një i afërm i saj,  saktësisht nga djali i tezes.

Dy vite më parë i riu, kishte paguar 10 mijë euro që ajo video mos t’i publikohej dhe të mos u tregohej të afërmve të tij, shkruan Reporteri.net.

Por ndaj tij, sërish kanë filluar shantazhet. Ai mbrëmjen e së premtes më 11 shtator, rreth orës 21 është kontaktuar nga i njëjti person ku i janë kërkuar edhe 1 mijë euro të tjera.

Një burim i Reporteri.net në Policinë e Mitrovicës ka bërë të ditur se janë duke e kërkuar të dyshuarin të cilin ende nuk e kanë gjetur.

Lexo të tjera