Fun

Miu hero merr medaljen e artë për pastrimin e minave të tokës

0
miu-hero-merr-medaljen-e-arte-per-pastrimin-e-minave-te-tokes

Rodent Magaw ka zbuluar 39 mina tokësore, 28 sende të municionit të pashpërthyer dhe ka pastruar më shumë se 141 mijë metra katrorë tokë, e barabartë me 20 fusha futbolli, transmeton lajmi.net.

Ai tani është paraqitur me një medalje të artë miniaturë PDSA. Magaw është miu i parë i trajnuar nga bamirësia APOPO që merr një çmim të tillë dhe është ‘Miu Hero’ më i suksesshëm i organizatës.

Brejtësit janë trajnuar për të zbuluar një përbërje kimike brenda minave tokësore dhe kërkojnë një vit trajnim para se të certifikohen.

Ata punojnë për rreth gjysmë ore në ditë, në mëngjes herët. Magawa, i cili tani është afër moshës së pensionit, mund të kontrollojë zonën e një fushe tenisi në 30 minuta, diçka që do t’i merrte një njeriu me një detektor metali deri në katër ditë. /Lajmi.net/

Rat

Lexo të tjera