Lajme

Mjekët i dhanë 5% shanse për të jetuar, pesë muaj pasi u infektua nga Covid 84-vjeçari ngjit majën më të lartë të malit

0

Disa muaj pasi u infektua nga Covid-19 një eksplorues veteran është ngjitur në majën më të lartë të Cornwall.

Robin Hanbury-Tenison është 84 vjeç, dhe para pesë muajsh u infektua me koronavirus, atëhere mjekët i thanë se shpresa për të jetuar është vetëm 5%.

Mirëpo, 84 vjeçari jo vetëm që arriti të mposhte Covid-19 por tani ka forcë të ngjitë 420 metra në një mot të egër dhe jo të favorshëm.

Ai është duke mbledhur para për të ndihmuar në financimin e një kopshti për kujdesin intesiv në Spitalin Royal Cornwall.
Z. Hanbury-Tenison ishte një nga njerëzit e parë i cili u infektua në muajin Mars dhe gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua.

Kopshti në Spitalin Derriford në Plymouth, ku ai kaloi pesë javë në kujdes intensiv, e ndihmoi në shërimin e tij prandaj dhe Robin dëshiron që të mbledhë lek për të ndërtuar një kopsht në spitalin Royal.

“Unë hapa sytë, pashë rrezet e diellit, pashë lulet dhe kjo ishte kur e dija që jeta ime ishte shpëtuar, nga fuqia shëruese e natyrës”- tha ai.

Lexo të tjera