Fun

Mjeku i tha harro se do të kesh fëmijë se nuk ke mitër, por kjo grua u bë me djalë

0
mjeku-i-tha-harro-se-do-te-kesh-femije-se-nuk-ke-miter,-por-kjo-grua-u-be-me-djale

Kitty Cunningham zbuloi në moshën 16 vjeçare se vuante nga një sindromë e rrallë, kishte një mitër shumë të vogël dhe të pazhvilluar. Por falë një nëne surrogate ajo dhe partneri i saj tashmë janë bërë prindër të një djali të mrekullueshëm.

E ulur pranë nënës që po lindte foshnjën të cilën ajo kurrë nuk e mendoi se do ta kishte, Kitty Cunningham u mbush plot emocion, transmeton Lajmi.net.

Kur e kuptoi punën e mitrës në moshën 16 vjeçare, të ishte nënë i dukej diçka e pamundur, anipse e dëshironte shumë këtë. Por sot, ajo është tejet e lumtur pas lindjes së djalit Jasper – dhe thotë se është bërë shoqe e ngushtë me nënë surrogate, e cila ia realizoi ëndrrën asaj.

Kitty, nga Nottingham, Britani, tha: “Burri më tha kur isha 20 vjeçe se më përpara do të ishte me mua pa fëmijë sesa me fëmijët e dikujt tjetër. Dhe tani, ai ka që të dyja”. /Lajmi.net

 

Lexo të tjera