Opinion

Mjerimi i drejtësisë ndërkombëtare nuk ka fund

0

Nga: Islam Krasniqi

Aktakuza e prokuroris speciale  të cilat prokurori e ka ndërtuar në Beograd na kthejnë prapa edhe një hap duke treguar edhe një herë ftyren e vërtetë të bashkësisë në ndërkometare e cila pa fije turpi popullin tonë e quan nderëmarrje kriminal. Masakrat më të mëdha në historinë e njërzimit i quan incidente, i mbyll sytë para  vrasjevë të fëmijëve, grave dhe pleqëve, dhunimet seksuale gjenocidin dhe në fund drejton gishtin nga UÇK-ja duke i quajtur ndërmarrje kriminale duke e ditur së UÇK-ja ishte vetë populli shqiptarë. Europa shumë herë ka provuar të na dënojnë trimat por ata s’kanë fajë sepse ata trima  janë ata që botës demokratike i hapen sytë për të verteten. Çlirimtarët nuk gjykohën askund në botë pse vrarë bashkpuntorët apo armikun sepse ai ka qenë vendim i popullit, pasi që historia na ka mesuar së tradhëtarët plumbin e kanë hak dhe nga pas ata i ndjek plumbi ku do që jenë.
Po e lidhi këtu edhe një fjalë të Gjafo Idrizit gjatë gjykimit të Avni Rrustemit” po mundoheni të na denoni trimin, por nuk është vrasësi ky, edhe unë po t’a takoja do të shtisha mbi atë tradhëtar” sepse populli i ka denuar bashkëpunëtoret e Serbis dhe ata që kanë punuar kunder interesit të vendit. Po e quajn Ushtrinë Çlirimtare ndërmarrje kriminale, e lind pyetja si mundet bashkësia ndërkombëtare ta ndihmoj një ndërmarrje kriminale me terë arsenalin ushtarak që ka, duke sulmuar Serbin nga qielli dhe toka, jo jo ata e kanë gabim sepse ky gjykim nuk është ndajë ushtarëve të UÇK-së por do të jetë turpi i Europës dhe atyre që e përkrahen këtë themelim të këtij tribunali.
Askush nuk është kundër drejtësisë, por duam që drejtësia të bëhet në shtetin tonë, sepse ata që mbyllen syt nga e vërteta s’mund të sjellin drejtësi, pasi që për këto krime ishte themeluar Tribunali i Hagës i cili ndau drejtësis në mes të errësirës, ku akoma  Serbia nuk na ka kthyer mira të zhdukur e Bashkësia Ndërkombëtare e drejton gishtin nga ne. Ata mund të naj denojn trimat por nuk mund të na ndryshojnë të vërtetën, sepse e vërteta është si drita që shihet në mes të errësirës, ata mund të naj denojn trimat por historia do të shkruaj për t’a siq shkruajti për Skënderbeun, për Ismail Qemalin. Këta trima nuk e patën fatin e Ademit e Hamzes, Mujes e Adrianit, Luanit e Agimit, por patën fatin të vazhdonin rrugëtimin e atyre që i falen jetën kësaj toke. Po kjo europ është ajo që coptoj tokat shqipëtare, po kjo europ  popullin shqipëtar gjithëmon e beri kurban, duke përfituar në fatkeqësin e tyre, duke mos i harruar intrigat dhe mashtrimet ndaj në populli të vuajtur shekullorë. Kjo pa drejtësi është vetëm një vazhdimësi e tribunalit të Hagës, misionit të UNMIK-ut, EULEX-it apo edhe Gjykatave Europjane që naj maltërtuan çlirimtaret me akuza të Serbis.
Ju mund t’i shani, ti ofendoni por historin nuk mund të na  ndryshoni, sepse këta trima më pushkën e tyre shkruajten historin me të bukur të popullit Shqipëtar!.

Lexo të tjera