Arjola Shehu, me anë të një postimi në Instagram, ka konfirmuar se ishte infektuar me koronavirus, shkruan lajmi.net.
Moderatorja i është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj, e me këtë rast edhe asaj që kishte të bënte me virusin.
Dikush nga ndjekësit e pyeti se çfarë rëndësie kuptoi mbi jetën, kur e dinte se ishte infektuar me virusin korona.
“Të jem e sinqertë, se sa e shtrenjtë është familja dhe se si të dridhet zemra vetëm kur mendon se diçka mund t’i ndodhë atyre…”, ishte përgjigja e Arjolës. /Lajmi.net/