Lajme

Molliqaj: Është shqetësues zelli i organeve të ndjekjes për t’u përgjigjur para “Dr.Hipokritit”

0
molliqaj:-eshte-shqetesues-zelli-i-organeve-te-ndjekjes-per-t’u-pergjigjur-para-“dr.hipokritit”

Me anë të një postimi në Facebook, Molliqak ka thënë se “vërsulja” e policisë ndaj gazetarëve është e rrezikshme dhe e papranueshme, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk është parë as në pushtetet e kaluara, dhe se siç thotë ai është shqetësues “zelli” i organeve të ndjekjes për t’iu përgjigjur ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Pushteti “Krejt dhe Drejt”, sikur të gjitha pushtetet me mendësi totalitare ka filluar të abuzojë me “interesin e madh publik”, në emër të të cilit po e arsyeton përndjekjen. Këtu është rasti ta tërheqim vërejtjen për sjelljen e tyre të papërgjegjshme: ta kujtojmë sjelljen e tyre kur shkelën pafytyrësisht rregullat për mbrojtje nga pandemia në kohë zgjedhjesh, shkelje këto që rriten numrat e infektimeve dhe të viktimave; pastaj vendosen masa këtu, e mësyen andej kufirit; kur refuzuan vaksinat për shkak të zgjedhjeve në Shqipëri, ku s’janë fare në lojë; njëjtë edhe tash me vaksinat e Pfizer. Ja, pra, ky është përkushtimi në emër të të cilit po përndjekin”, ka shkruajtur Molliqaj.

Reagimi i plotë i tij në Facebook:

Çfarë na duhet është imunizim ndaj autoritarizmit

Vërsulja e policisë ndaj gazetarëve është e rrezikshme dhe e papranueshme. Diçka të tillë nuk kemi parë nga pushtetet e kaluara. Është shqetësues zelli i organeve të ndjekjes për t’u përgjigjur përpara Dr Hipokritit. U aktivizuan fill pas konferencës. Prokurori i shtetit nuk ka punë me Insajderin, përveç nëse zgjedh të bëhet instrument i përndjekjes politike.

Pushteti “Krejt dhe Drejt”, sikur të gjitha pushtetet me mendësi totalitare ka filluar të abuzojë me “interesin e madh publik”, në emër të të cilit po e arsyeton përndjekjen. Këtu është rasti ta tërheqim vërejtjen për sjelljen e tyre të papërgjegjshme: ta kujtojmë sjelljen e tyre kur shkelën pafytyrësisht rregullat për mbrojtje nga pandemia në kohë zgjedhjesh, shkelje këto që rriten numrat e infektimeve dhe të viktimave; pastaj vendosen masa këtu, e mësyen andej kufirit; kur refuzuan vaksinat për shkak të zgjedhjeve në Shqipëri, ku s’janë fare në lojë; njëjtë edhe tash me vaksinat e Pfizer. Ja, pra, ky është përkushtimi në emër të të cilit po përndjekin.

Përtej kësaj, shoqëria jonë ka nevojë për një debat të vërtetë mbi rolin e mediave në shoqëri, por edhe raportimin e drejtë dhe objektiv. Kjo sepse mediat janë ndërmjetësuesi kyq midis ngjarjeve dhe pahtësimit të tyre. Mediave duhet t’ua ruajmë paprekshmërinë karshi pushtetit, por humbja e besueshmërisë e bën vetë pushtetin imun karshi kritikës. /Lajmi.net/

Lexo të tjera