Lajme

Molliqaj: Nëse zgjedhet Osmani presidente, shantazhi i Kurtit ka pasur efekt

0
molliqaj:-nese-zgjedhet-osmani-presidente,-shantazhi-i-kurtit-ka-pasur-efekt
Mollqiaj, ka thënë se nëse zgjidhet Osmani presidente, atëherë shantazhi i Kurtit ka pasur efekt.

Ai mendon se shantazhi dhe kërcënimi janë mjete për të arritur qëllimin e shatazhuesit.

“Shantazhin nuk e bënë të tillë realizimi i tij, por potenciali i realizimit të tij. Dhe kur qëllimi arrihet, pa u realizuar shantazhi, atëherë i bije që ky i fundit ka pasur sukses. Kurti shantazhoi me ligj, për ta bërë Vjosën presidente. Kurti po tërhiqet nga ligji sepse ky ishte vetëm shantazh. E nëse i zgjedhet presidentja atëherë shantazhi ka pasur efekt. Prandaj kushdo nga opozita që qëndron në sallë për zgjedhjen e presidentes, e ka pranuar shantazhin e Kurtit dhe i është nënshtruar atij”, ka thënë Molliqaj.

“Një qeveri që fillon me shantazh do të vazhdojë si e tillë. Njëjtë një opozitë që i nënshtrohet sot shantazhit, do t’i nënshtrohet vazhdimisht”, shtoi tutje ai. /Lajmi.net/

Lexo të tjera