Lajme

Momenti i therjes me thikë së të miturit në Pejë, viktima bie në tokë, të dyshuarit ikin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes (Video)

0

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje të zënkës së të miturve në Pejë, njëri prej të cilëve u ther rëndë me thikë dhe mbeti i shtrirë në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi më 12 shtator pas orës 22:00 në Pejë, ku më pas policia arriti t’i arrestonte dy të dyshuar.

Viktima u dërgua me urgjencë në spital dhe pas operimit gjendja shëndetësore e tij u stabilizua, konfirmuan mjekët.

Për njërin nga personat e dyshuar, Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i prokurorisë Shkodran Nikçi.

“Dy të miturit janë ndaluar me urdhër të prokurorit për 24 orë, më pas prokuroi i shtetit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për veprën penale “vrasje në tentativë”, ndërsa ndaj personit tjetër po ashtu i mitur është hapur rasti “pjesëmarrje në rrahje”, tha Nikçi për Gazetën Sinjali.

Në pamjet më poshtë të dërguara nga një sinjalizues mund të shihni momentin e therjes me thikë së të miturit. /Gazeta Sinjali/

Lexo të tjera