Lajme

MOMENTI KUR PRESIDENTI THAÇI ‘NERVOZOHET’ ME PËRKTHYESIN E TIJ

0

Presidenti i vendit Hashim Thaçi para pak momentesh ka dekoruar Ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Dekorimi ndodhi në hapësirat e Qeverisë së Kosovës ku u nënshkrua edhe marrëvshja mes Hotit dhe zyrtarëve amerikanë.

Por një moment qesharak ka ndodhur përgjatë fjalimit të Thaçit. Ai përderisa fliste në gjuhën shqipe, ka tentuar ta përmirësojë përkthyesin e tij duke kaluar në gjuhë angleze.

Momenti është përcjellur me të qeshura dhe më pas Thaçi ia ka dorëzuar ambasadorit Grenell medaljen./Insajderi.org/

Lexo të tjera