Sport

Morata prezantohet te Juve: Jam rritur si lojtar, si person…

0
morata-prezantohet-te-juve:-jam-rritur-si-lojtar,-si-person…

Sulmuesi spanjoll është deklaruar i lumtur që është rikthyer te Juventus, duke shtaur se është rritur si lojtar dhe si person. Ai gjithashtu ka folur për trajnerin Andrea Pirlo dhe lojtarin Cristiano Ronaldo.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu përsëri. Jam rritur si lojtar, si person, jam shumë i lumtur”, ka deklaruar Morata, përcjell lajmi.net.

“Jam në vendin e duhur në vendin e duhur. Unë e di çfarë të bëj, kam përvojën e nevojshme. Juve është mundësia e një jete të tërë”

“Është shumë mirë të kesh trajner një zotëri si Pirlo, i cili ishte shoku im. Jam i impresionuar nga mënyra se si ai menaxhon grupin, ai është një person perfekt dhe të bërit trajner i Juventus ka qenë destinim i tij”

“E njoh mirë Cristianon, ai është i lumtur këtu, ai është këtu, kemi folur shumë madje edhe para se të rikthehem”./Lajmi.net/

Lexo të tjera