Lajme

Mos u nisni drejt Fushë Kosovës, policia ju ndalon te kazerma e FSK’së

0

Policia është duke i kthyer veturat që janë nisur nga Prishtina për në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Express

Krejt kjo po ndodh pas dyshimeve për bombë afër AKI’së me që rast është arrestuar edhe një person nga policia.

Njësitet e policisë kanë nisur që të bëjnë kontrollimin e veturës së personit të dyshuar që mëngjesin e ditës së sotme është arrestuar para AKI’së.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin para AKI’së duke thënë se i njëjti është zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar.

“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e  dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore.

Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes’, ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani./Express

 

 

 

Lexo të tjera