Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.11.2020.) E Diele

0

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale të shkurtra kohore me diell dhe vranësira. Pasdite pritet kthjellim i motit dhe intervale më të gjata kohore me diell.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vende-vende me vranësira kalimtare.

Nga e Hëna na pret moti ngjashëm, me alternime mes vranësirave, intervaleve kohore me diell dhe rigave të dobëta lokale të shiut. Reshje të dobëta afatshkurtra priten kryesisht në disa vise të Kosovës. Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale./Meteoballkan

Lexo të tjera