Rozë

Mozzik: Lori është ndryshe prej femrave të tjera, i kam besuar dhe e kam dashur shumë

0
mozzik:-lori-eshte-ndryshe-prej-femrave-te-tjera,-i-kam-besuar-dhe-e-kam-dashur-shume

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, e ka publikuar pjesën e parë të dokumentarit të saj, shkruan lajmi.net.

“Ka loredana dhe Loredana. Këtu është pjesa e parë e dokumentarit tim. Faleminderit të gjithëve që e bënë të mundur këtë, ka shkruar ajo pranë postimit në Instagram ku edhe e ndanë pjesën e parë të dokumentarit të realizuar për jetën dhe karrierën e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana)

Pjesë e dokumentarit të Loredanës u bë edhe ish-partneri i saj, Mozzik, i cili la të kuptohet se edhe pas ndarjes raportet e tyre janë të mira.

Mozzik madje tregon se Loredanës i ka besuar dhe e ka dashur shumë. Ai mendon se Lori është ndryshe nga femrat e tjera.

“Unë kam qenë njëri prej të rinjve me gjet dikë edhe me u martua sa më shpejt. Ka dashur Zoti e kam gjetur një person që i kam besuar shumë, e kam dashur shumë. Mendoj që gjithçka që na ka mbajtur bashkë është që kemi përjetuar shumë gjëra bashkë. Lori është më ndryshe prej femrave të tjera, është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer shumë”, është shprehur Mozzik në pjesën e parë të dokumentarit të Loredanës./Lajmi.net/

Lexo të tjera