Sport

Munishi pas humbjes nga Llapi: Ishim të nervozuar, nuk bëmë paraqitje të mirë

0
munishi-pas-humbjes-nga-llapi:-ishim-te-nervozuar,-nuk-beme-paraqitje-te-mire

Gjilani ka pësuar humbje nga Llapi në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi është shprehur se skuadra e tij ishte nervoze, gjë që ka kontribuar në humbjen e këtij takimi nga ana e tyre.

“Kemi luajtur me nervozë dhe nuk kemi bërë paraqitje të mirë. Na ka munguar edhe Razak që është një lojtar tejet i rëndësishëm për ne”, tha Munishi.

“Kishim probleme në pasimin e fundit, tentuam të shënonim por pësuam humbjen e parë dhe nuk është tragjike”, shtoi ai.

“Do të vazhdojmë të punojmë edhe më tej dhe të bëjmë paraqitje sa më të mirë në të ardhmen”, përfundoi Ismet Munishi./Lajmi.net/

Lexo të tjera