Lajme

Murati: Ministrat e LDK-së po tentojnë t’i fusin duart në Trust, kjo duhet të parandalohet

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati në emër të grupit parlamentar ka akuzuar Qeverinë se po duan t’i fusin duart në kursimet e qytetarëve në Trust.

Murati ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ministrat e LDK-së, tentojnë t’i fusin duart në Trust.

“Nuk është hera e parë që ministrat e LDK-së tentojnë mi fut duart në trust , edhe nuk është hera e parë që mua më është dashtë me parandalu futjen e duarve të ministrave të LDK-së në Trust
Hera e parë ka ndodh në vitin 2016 kur asokohe duhej të bëhej një ndryshim në ligjin e Fondeve pensionale që me ja mundësua Trustit me tejkalu një kufizim që e kishte se nuk mund të investonte në Kosovë mbi 60 milionë euro asokohe, e pata nis në MF dhe e patëm heq, tash trusti i ka 400 milionë euro të investuara”, tha Murati.

Murati shoti se në kohën e Qeverisë Mustafa është tentuar edhe të modifikohet çështja e 10% në Trust.

“Gjatë procesit të ndryshimit asokohe prej Qeverisë Mustafa ka pasur edhe një tentativë që 10% që paguhet në Trust 5% punëtori dhe 5% punëdhënësi me modifikua që punëtori dhe punëdhënësi me vazhdu me pagu 10% po në Trust me ju dal 8% që 2% mi marr Qeveria, dhe e kemi parandaluar këtë.

Sërish po tentohet të hapat dera, unë mund ti garantojë qytetarët që kjo nuk do të përfundoj me këtë 10%, shumë shpejt do të ndodh të na sjellin një projektligj tjetër sa herë që Qeveria nuk mund ti kryejë detyrat e veta sikurse po ndodh tani, edhe të thuhet që t’ia mundësojmë qytetarëve edhe 10 përqind dhe 10përqind t’ia japim Qeverisë. Kjo duhet parandaluar”, u shpreh Murati. /BS

Lexo të tjera