Lajme

Mushkolaj: Vetëvendosje po shantazhon me ligjin për Zgjedhje

0
mushkolaj:-vetevendosje-po-shantazhon-me-ligjin-per-zgjedhje

Mushkolaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se VV-ja po shantazhon me ligjin për zgjedhje.

“Pse kaq urgjente çështja e ndryshimit të ligjit për zgjedhjet dhe pse pikërisht pak para votimit për presidentin? Shantazhi ka emër!”, thuhet në postimin e tij.

Kujtojmë se njëri nga premtimet kryesore të dyshes fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit ishte ai për ndryshimin e ligjit për zgjedhje.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kishin thënë se posa të merrnin pushtetin, do të siguroheshin që të bëheshin ndryshimet e nevojshme në këtë ligj.

E një gjë e tillë pritet të ndodhë sot gjatë ditës, e madje para seancës që pritet të thirret për votimin e Vjosa Osmanit presidente.

Pse kaq urgjente çështja e ndryshimit të ligjit për zgjedhjet dhe pse pikërisht pak para votimit për presidentin? Shantazhi ka emër!

Posted by Imer A. Mushkolaj on Friday, April 2, 2021

Lexo të tjera