Lajme

Mustafa: Besoj fort se Gjermania do të përkrahë Kosovën drejt lëvizjes së lirë në vendet e Shengenit

0
mustafa:-besoj-fort-se-gjermania-do-te-perkrahe-kosoven-drejt-levizjes-se-lire-ne-vendet-e-shengenit

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka thënë se Gjermania ndihmoi dhe përkrahu Kosovën në periudhat më të vështira dhe veçmas në shtetndërtimin, andaj beson se Kosova do të përkrahet nga Gjermania për lëvizje të lirë në vendet e Shengenit dhe në përpjekjet e saj për t’u integruar në BE.

Ky është statusi i plotë:

Ribashkimi i Gjermanisë para 30 viteve konfirmoi fitoren e vullnetit të popullit gjerman, nga të dy anët. Zhvillimi ekonomik dhe roli i prijës i Gjermanisë dëshmoi sinergjinë e pashterrur të popullit të ndarë me dhunë, i cili asnjëherë nuk u pajtua me murin ndarës.

Gjermania ishte prijëse e rrënimit edhe të mureve tjera ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian, të bashkimit dhe integrimit të tyre në një treg unik dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave.

Gjermania ndihmoi dhe përkrahu Kosovën në periudhat më të vështira dhe veçmas në shtetndërtimin tonë demokratik. Besoj fort se Kosova do të përkrahet nga Gjermania për lëvizje të lirë në vendet e Shengenit dhe në përpjekjet e saj për tu integruar në BE.

Në emër të LDK-së, uroj qytetarët dhe shtetin gjerman për përvjetorin e 30-të të bashkumit. IM./Lajmi.net/

Lexo të tjera