Bota

Mustafa diskuton me Bankën Botërore master-planin për ujitjen e tokave bujqësore

0
mustafa-diskuton-me-banken-boterore-master-planin-per-ujitjen-e-tokave-bujqesore

Siç njofton kumtesa, në takim u fol mbi master-planin për ujitjen e tokave bujqësore, plan i cili duhet ta rrumbullakojë çështjen e ujitjes për tërë territorin e Kosovës.

Ministri Mustafa shprehu zotimin e Qeverisë së Kosovës për ta mbështetur këtë projekt, si dhe kërkoi nga Banka Botërore të vazhdojë ta përkrahë MBPZhR-në dhe të vazhdojë t’i mbajë si prioritet nevojat e këtij sektori, në projektet e Bankës Botërore për ujitje dhe agrikulturë në Kosovë.

Nga ana e tij, menaxheri i BB-së për Kosovë dhe Maqedoni Veriore Massimiliano Paolucci u zotua se do të kontribuojë vazhdimisht që projekti i master-planit për ujitjen e tokave bujqësore të realizohet.

Ndryshe, master-plani për ujitjen e tokave bujqësore, i cili pritet të promovohet së shpejti, paraqet një ndër projektet më të mëdha në Kosovë, në vlerë 550 milionë euro. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera