Lajme

Mustafa flet për arrestimet në Ministrinë e Bujqësisë, thotë se nuk mban përgjegjësi për dallaveret

0
mustafa-flet-per-arrestimet-ne-ministrine-e-bujqesise,-thote-se-nuk-mban-pergjegjesi-per-dallaveret

Ai ka thënë se ka bashkëpunuar me organet e ligjit për t’i zbuluar rastet korruptive me subvencione.Ai është pyetur edhe nëse ka menduar dorëheqjen pas arrestimeve.Mustafa ka thënë se nuk në Ministrinë e Bujqësisë.

“Në fakt tash një vit kam punuar me ekipin tim që të zbulohen këto raste. Do të ishte e paimagjinueshme që në çfarëdo forme t’i fsheh këto me arsyetimin se po bëhemi horë. Mbaj përgjegjësi për punën që kam bërë dhe për suksesin që kam arritur. Puna jonë ka rezultuar me vënien në pah problemet që kanë ekzistuar që 10 vite”, ka thënë Mustafa në Kanal10, shkruan Reporteri.net.

Tutje Mustafa ka thënë se ka raste kur fermerët janë ankuar për mosdhënien e subvencioneve.

“Shihet se në një hallkë të këtij zinxhiri, diku duket të ketë pasur probleme. Prandaj edhe është involvuar hetuesia”, tha Mustafa.

Lexo të tjera