Bota

Mustafa i reagon Selimit: Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta e jo liderët e tri partive

0
mustafa-i-reagon-selimit:-kryeministrin-e-udhezon-kushtetuta-e-jo-lideret-e-tri-partive

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa i ka reaguar Selim Selimit, i cili ka thënë se Kryeministri do të udhëzohet tash e tutje për temën e dialogut.

Sipas Selimit, Avdullah Hotiti ia kanë lënë të lira duart në qeverisjen e brendshme. Por, tre liderët e koalicionit, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë marrë rolin udhëzues për Kryeministrin sa i përket dialogut.

Lidhur me këtë deklarat ka pasur reagim të menjëhershëm nga Mustafa i cili ka thënë se ai nuk do t’i jep udhëzime kryeministrit për negociata me Serbinë, shkruan lajmi.net.

Duhet te sqarohem lidhur me disa deklarata që po ipen rreth dialogut dhe rolit tim dhe të liderëve tjerë të koalicionit qeverisës.

“Tezat, që po i proklamon Ministri i Drejtësisë, se Kryeministri do të jetë i pavarur në punët e tij të brendshme, kurse në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politik, për mua janë ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të Kryeministrit dhe qeverisë, prandaj edhe të papranueshme”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Unë, si Kryetar i LDK-së nuk i jap udhëzime Kryeministrit Hoti. Unë konsultohem me Kryeministrin dhe partnerët e koalicionit për dialogun dhe për çështjet e tjera programore. Kërkoj dhe do të kërkoj të implementohet Programi  qeverisës, kurse dialogu të zhvillohet në suaza të parimeve për të cilat jemi pajtuar.

Preferoj të kemi konsultime të rregullta dhe përmbajtësore me partnerët  e koalicionit dhe me Kryeministrin, por edhe ta respektojmë Kryeministrit dhe ti besojme që ai ta kryej detyrën e tij.

Tezat, që po i proklamon Ministri i Drejtësisë, se Kryeministri do të jetë i pavarur në punët e tij të brendshme, kurse në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politik, për mua janë ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të Kryeministrit dhe qeverisë, prandaj edhe të papranueshme.

Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës; Qeveria dhe Kryeministri i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. IM /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera