Ekonomi

Mustafa premton mbështetje për prodhimet vendore

0
mustafa-premton-mbeshtetje-per-prodhimet-vendore

Mustafa me këtë rast është zotuar se Qeveria e Kosovës do të përkrahë prodhimin vendor.

Postimi i plotë i Mustafës pa ndërhyrje:

Sapo takova në Klinë disa blegtorë, pika grumbulluese dhe përpunues të qumështit për të diskutuar tutje masat që po marrim si Qeveri drejt zgjidhjes së sfidave të këtij sektori.

Fatmirësisht, të gjithë po bashkëpunojmë në këtë drejtim për të përkrahur prodhimin vendor duke ditur se tanimë fillon cikli natyror i zbritjes së prodhimit primar dhe rritjes së konsumit të qumështit dhe produkteve të tij.

Njëkohësisht, do të vazhdojmë kontrollet në markete që ato të ndajnë qartazi produktet me yndyrë shtazore nga ato me yndyrë bimore. /Lajmi.net/

Lexo të tjera