Bota

Napoli do të ndryshojë emrin e stadiumit në Diego Armando Maradona

0
napoli-do-te-ndryshoje-emrin-e-stadiumit-ne-diego-armando-maradona

Ishte fillimisht Presidenti i skuadrës napolitane, Aurelio De Laurentiis, i cili me të marrur vesh për vdekjen e legjendës, deklaroi se ekziston mundësia që stadiumi “San Paolo” të emërohet sipas argjentinasit legjendar.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, i cili konfirmon se ndryshimi i emrit do të ndodhë, stadiumi “San Paolo” do të riemërohet në nder të Diego Armando Maradona.

Maradona në fillim të muajit nëntor u tha se ai kreu një ndërhyrje të suksesshme në tru, ai vdiq në moshën 60 vjeçare. /Lajmi.net/

Lexo të tjera