Sport

Napolit nuk iu mohua udhëtimi për në Torino

0
napolit-nuk-iu-mohua-udhetimi-per-ne-torino

Napoli ka marrë vëmendjen më të madhe sonte në futbollin evropian, duke u raportuar se nuk udhëton drejt Torinos për ndeshjen ndaj Juventus.

2 lojtarë të Napoli rezultuan pozitivë me Covid-19, duke bërë që skuadra të alarmohet.

Thuhej se kryetari i regjionit ku ka bazën skuadra e Napoli ka urdhëruar të mos udhëtohet drejt Torinos, por kjo po del të mos jetë e vërtetë.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, insiston se Napolit nuk iu ndalua udhëtimi, transmeton lajmi.net.

Nëse skuadra nuk paraqitet në fushë në ora 20:45, Juventus do t’i fitojë tri pikët në tavolinë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera