Rozë

Naser Qeli mbrëmë në mesnatë theu derën e Gazetës Express dhe kërcënoi stafin me vrasje

0

Menaxheri dhe burri i këngëtares Aida Doçi, Naser Qeli, në orët e vona të së shtunës ka thyer dyert e Gazetës Express dhe është futur brenda redaksisë.


Ai për shkak të një teksti ku Gazeta Express ka raportuar për ish-gruan e tij, ka kërcënuar gazetarët e Gazetë Express me vrasje.

Naser Qeli pavarësisht insistimit të gazetarëve për t’u qetësuar, ka refuzuar dhe ka kërcënuar në vazhdimësi. Madje ka përmendur edhe armën e zjarrit.

Policia e Kosovës është njoftuar në lidhje me rastin.

Lexo të tjera