BotaLajme

NATO e heshtur për hetimin rreth incidentit mes luftanijeve të Francës dhe Turqisë

0

Një hetim i NATO’s në incidentin mes anijeve turke dhe asaj franceze në qershor është vlerësuar si shumë e ndjeshme për t’u diskutuar në publik dhe të mos caktohet fajësi, pasi Parisi dhe Ankaraja po zhvillojnë luftë fjalësh, transmeton Gazeta Metro.


Çështja nënvizon problemet e NATO’s me Turqinë, që ka mosmarrëveshje me Greqinë rreth të drejtave të burimeve të energjisë, si dhe me liderin e aleancës, Shtetet e Bashkuara.

Fregata franceze në një mision t% NATO’s kishte provuar të inspektonte një anije transportuese nën flamurin e Tanzanisë, me dyshimin për kontrabandë armësh në Libi.

Me 10 qershor Franca pretendon, një fregatë franceze ishte konfrontuar me tre anije të marinës turke që po shoqëronin një anije transporti, dhe kishte akuzuar po ashtu Turqinë për shkeljen e embargos së armëve të OKB’së. Turqia e kishte mohuar këtë dhe kishte deklaruar se fregata ishte agresive.

Pak ka gjasa se hetimi do të sjellë rezultat. Një zyrtar i NATO’s kishte konfirmuar se raporti është përfunduar, por kishte refuzuar të komentoj më tej. “Është futur nën tepih” tha një diplomat europian për agjencinë Reuters.

Një tjetër tha se përkushtimi i NATO’s të mbajë Turqinë afër, pasi lokacioni strategjik dhe ndikimi ushtarak, do të thotë se ka pak vullnet për të fajësuar.

Derisa dy palët e shpallin fitoren, akuzat vazhdojnë të shkëmbehen. Presidenti Macron javën e kaluar i quajti “sjellje të papranueshme” të qeverisë turke. Erdogan ishte përgjigjur: “Mos u kruaj me Turqinë”.

Të dy burrështetasit janë lidhur nyje rreth Greqisë, që konteston të drejtën e Turqisë për të hulumtuar për hidrokarbureve në ujërat e pretenduara nga Greqia dhe Qipro.

Franca në mënyrë demonstrative ju kishte bashkëngjitur stërvitjeve ushtarake detare të Greqisë./gazetametro.net

Lexo të tjera