Sport

NBA – sezoni mund të luhet me 50 ndeshje, kjo është dilema

0
nba-–-sezoni-mund-te-luhet-me-50-ndeshje,-kjo-eshte-dilema

Suspendimi i sezonit të kaluar për një kohë të caktuar ka bërë që sezoni i ardhshëm të shoh kalendarin pak më ndryshe.

Sipas raportimeve të fundit nga Marc Stein, lojtarët e NBA mund të pranojnë një ofertë për një sezon me 50 ndeshje, përcjell lajmi.net.

Krejt kjo mund të bëhet nëse unioni i lojtarëve vazhdon të insistojë që sezoni të fillojë në mesin e janarit.

22 dhjetori është data e propozuar nga NBA, por shumë lojtarë nuk janë të pajtimit të fillojnë në atë datë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera