Fun

Ndalon vaksinimi me vaksinën Johnson&Johnson – 6 gra nga 7 milionë të vaksinuar patën mpiksje gjaku pas vaksinimit

0
ndalon-vaksinimi-me-vaksinen-johnson&johnson-–-6-gra-nga-7-milione-te-vaksinuar-paten-mpiksje-gjaku-pas-vaksinimit

Agjencia e Certifikimit të Barërave dhe Ushqimit (FDA) në SHBA ka vendosur të pauzohet vaksinimi me vaksinën J&J për shkak që 6 gra të vaksinuara patën reagim të keq ndaj vaksinës, shkruan lajmi.net.

Atyre iu zhvillua një mpiksje e gjakut e rrallë, dhe njëra prej tyre ndërroi jetë. 7,000,000 persona u vaksinuan me këtë vaksinë me një dozë, dhe vetëm 6 patën efekte anësore me mpiksje gjaku.

Kjo do të thotë gjasat që një person të ketë reagim të keq janë 0.00008%, mirëpo FDA e ka parë të arsyeshme të ndalohet vaksinimi me këtë vaksinë.

Urdhri për ndalimin e përdorimit nuk është dhënë, mirëpo FDA po rekomandon fuqishëm që të ndaloi vaksinimi dhe të bëhen testime të mëtutjeshme për vaksinën J&J.

FDA ka deklaruar se lloji i mpiksjes së gjakut që patën këto 6 gra është shumë i rrallë dhe shumë i ndryshëm nga mpiksja normale dhe trajtimi i saj duhet të administrohet gjatë gjithë kohës.

Në shkurt SHBA ka aprovuar përdorimin e vaksinës J&J dhe gjithashtu në mars edhe OBSH ka dhënë miratim për përdorimin e kësaj vaksine.

Në Evropë për momentin në disa shtete është pauzuar përdorimi i vaksinës AstraZeneca-Oxford për shkak të shqetësimeve për mpiksje të gjakut.

Nga 5 milionë të vaksinuar me AstraZeneca, 30 prej tyre kanë pasur mpiksje gjaku, që do të thotë gjasat e shfaqjes së këtij problemi janë pak më të larta me këtë vaksinë me përqindje 0.0006%. /Lajmi.net/

Lexo të tjera