Sport

Ndërhyrja e Pickford fatale, Van Dijk humb sezonin?

0
nderhyrja-e-pickford-fatale,-van-dijk-humb-sezonin?

Një nga mbrojtësit më të mirë në botë, anëtari i Liverpool, Virgil van Dijk, me shumë gjasë ka humbur pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Ishte një lëndim sot në ndeshjen ndaj Everton që ia pamundësoi vazhdimin e ndeshjes, por me gjasë i pamundëson edhe paraqitjen në këtë sezon.

Sipas raportimeve të ‘BeIN Sports’, holandezi ka lënduar tendonin dhe do të mungojë për 7 deri në 8 muaj, transmeton lajmi.net.

Edhe Jurgen Klopp pas ndeshjes deklaronte se lëndimi duket i keq.

Kjo do të jetë një nga humbjet më të mëdha për skuadrën e Liverpool këtë edicion. /Lajmi.net/

Lexo të tjera