Bota

Nderohet lufta e UÇK-së në Prekaz

0
nderohet-lufta-e-uck-se-ne-prekaz

Këta të fundit në shenjë solidariteti me udhëheqësit e UÇK-së, që po gjykohen nga Gjykata Speciale, kanë valëvitur flamurin kombëtar rreth qytetit të Skenderajt, teksa shumë nga ta kishin vendosur në veturat e tyre edhe banerë me portretin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Djali i heroit të kombit Halim Brahimi, Patrioti ka thënë se në këtë formë po nderojnë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, ky aktivitet është organizuar si shenjë solidariteti me ish-udhëheqësit e UÇK-së.

“Çlirimtarët tanë, të cilët janë të akuzuar, iu është ngritur aktakuzë për krime lufte, kemi dalë t’i nderojmë, t’i respektojmë dhe të tregojmë që edhe pse 2 mijë e 700 dëshmorë të Kosovës kanë rënë për liri, shokët e tyre janë gjallë dhe janë të pafajshëm”, tha ai.

Brahimi tha se “Auto Drenica 02” ka bërë një punë te mirë, teksa pret që në të ardhmen të ketë aktivitete të tilla sërish.

“Besoj që ‘Auto Drenica 02’ me pronar Egzon Shalën ka organizuar diçka të mirë, por presim që herëve të tjera të bëhet edhe më shumë për me t’i nderuar çlirimtarët tanë”, shtoi ai.

Ndryshe, “Auto Drenica 02” një aktivitet të ngjashëm ka paralajmëruar edhe për 28 Nëntor – Ditën e Flamurit.

Lexo të tjera