Sport

Ndeshja e Tottenham në Kupën Carabao vihet në dyshim – kundërshtarët rezultojnë me koronavirus

0
ndeshja-e-tottenham-ne-kupen-carabao-vihet-ne-dyshim-–-kundershtaret-rezultojne-me-koronavirus

Spurs do të përballen me Leyton Orient të martën, në kuadër të Kupës Carabao, por ndeshja rrezikon të mos zhvillohet fare.

Pas testimeve për koronavirus, disa lojtarë të skuadrës së Leyton kanë rezultuar pozitivë, transmeton lajmi.net.

Lojtarët e Leyton u testuan pas barazimit 2:2 në Ligën e Dytë, kundër Mansfield.

Rastet pozitive me koronavirus i ka njoftuar edhe faqja zyrtare e klubit.

Mbetet të shihet nëse këto do të ndikojnë për të prishur kalendarin me Tottenham Hotspur. /Lajmi.net/

Lexo të tjera