Lajme

Ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovë, politikani shqiptar në përkrahje të maqedonasve

0
ndeshja-maqedoni-e-veriut-kosove,-politikani-shqiptar-ne-perkrahje-te-maqedonasve

Deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri përmes një statusi ka bërë të ditur se sonte gjatë lojës Maqedoni e Veriut-Kosovë do të bëj tifo për atë të parën, pra do të jetë kundër Kosovës dhe do të mbështet përfaqësuesen maqedonase.

Ai në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook ka shkruar “Sot është ditë e madhe”, dhe në mbishkrim ka vendosur vetëm flamurin maqedonas.

Në komentet e postimit të tij, Zekiri mori shumë kritika dhe kundërshtime nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të cilët thuajse se plotësisht janë në mbështetje të Kombëtares së Kosovës.

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës luhet këtë enjte në Shkup, e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës play-off të Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të pandemisë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera