Rozë

“Ndihem vajza më me fat në botë”, Anwar e bën gjestin e ëmbël për Duan

0
“ndihem-vajza-me-me-fat-ne-bote”,-anwar-e-ben-gjestin-e-embel-per-duan

Dua Lipa javë më parë udhëtoi nga Amerika për në Britani, për t’i përfunduar gjirimet e videoklipit të ri, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, pas ndryshimit të masave antiCOVID po qëndron në Londër pranë familjes, por ka shumë mall për  të dashurin e saj, Anwar Hadid.

E ky i fundit vendosi që ta befasojë artisten, duke i dërguar asaj një buqetë me lule, ndërsa Dua e tregoi atë me fotografinë që e ndau me fansat.

“Ndihem vajza më me fat në botë”, ka shkruar ajo sipër fotos.

Ndryshe, Dua Lipa gjatë ditës së djeshme ka publikuar projektin e shumëpritur me Miley Cyrus. “Prisoner” deri tani ka marrë mbi shtatë milionë klikime në YouTube.

Përveç kësaj, Miley do të jetë pjesë e koncertit virtual të Dua Lipës, që do ta mbajë më 27 nëntor. /Lajmi.net/

Lexo të tjera