Sport

Ndryshime në Kombëtaren e Shqipërisë, njihuni me lëvizjet e fundit

0
ndryshime-ne-kombetaren-e-shqiperise,-njihuni-me-levizjet-e-fundit

Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, për shkak dëmtimi, pas konsultave me stafin mjeksor të kuqezinjve, nuk do të jenë të gatshëm për dy sfidat e radhës.

Që nga dita e djeshme me ekipin po stërvitet edhe Etrit Berisha, i cili mundi të sigurojë lejen për të qenë pjesë e kuqezinjve, ndërsa sot në mesditë me ekipin përfaqësues është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni.

Sa i përket sulmuesit të kombëtares U-21, Emiljano Bullari, do të kthehet sërish tek skuadra e Shpresave.

Shqipëria më 11 tetor luan kundër Kazakistanit, kurse më pas, më 14 tetor udhëton për ndeshjen ndaj Lituanisë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera