Lajme

Në Britani të Madhe, gjobë deri në 10 mijë funte për ata që s’i respektojnë masat

0
ne-britani-te-madhe,-gjobe-deri-ne-10-mije-funte-per-ata-qe-s’i-respektojne-masat

Gjobat do të fillojnë me 1,000 paund apo 1,090 euro dhe mund të shkojnë deri në 10,000 paund apo në 10,909 euro.

Gjobat me çmim më të lartë do të jenë për ata që bëjnë shkelje disa herë të ligjit apo edhe “shkelje të mëdha” siç janë parandalimi i të tjerëve nga vetë-izolimi, tha qeveria e atjeshme.

Këto rregulla përfshijnë edhe pronarët e bizneseve të cilët parandalojnë stafin nga vet-izolimi duke kërcënuar se do i largojnë pozita nëse nuk shkojnë në punë, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri i vendit, Boris Johnson, ka thënë se njerëzit që zgjedhin të injorojnë rregullat do të përballen me gjoba të konsiderueshme.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të kontrolluar përhapjen e këtij virusi, për të parandaluar infektimin e njerëzve më të prekshëm dhe për të shpëtuar jetë”, tha Johnson.

Njerëzit që humbin para teksa janë të izoluar marrin 500 paund në muaj apo 545 euro shtoi qeveria e atjeshme.

Qeveria atje kërkon që njerëzit që kanë simptoma të COVID-19 ose një test pozitiv të vetë-izolohen për të paktën dhjetë ditë së bashku me anëtarët e familjes së tyre, shkruan Euronews.

Lexo të tjera