Lajme

Në Karaçevë dalin buldozerët për t’i rrënuar kazinotë

0
ne-karaceve-dalin-buldozeret-per-t’i-rrenuar-kazinote

Në Karaçevë raportohet se kanë arritur edhe buldozerë për rrëzimin e kazinove.

Express ka siguruar fotografi ku shihen buldozerë në Karaçevë, drejtuar për në objektet ku zhvillohej kjo veprimtari ilegale.

E nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka mirëpritur aksionin e policisë së Kosovës në Karaçevë.

“Aksioni i sontëm i Policisë së Kosovës është për tu admiruar. FJ.”, shkroi Jakupi në Facebook

Ndërkohë kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është parë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani janë disa persona të arrestuar ndërsa aksioni po zhvillohet në disa lokacione.

Lexo të tjera