28 Nëntori është festë që shënohet tek gjithë shqiptarët kudo në botë, ani pse këtë vit festa është më e zbehtë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, shkruan lajmi.net.
Reperi Stresi, ditën e sotme e nisi me një postim, përmes së cilit kujtoi Sylë Lushajn, i cili ishte vrarë pikërisht më 28 nëntor.
“Memedhe quhet toka
ku me ka rene koka
ku kam dashur meme e at
ku me njeh edhe guri i ngrate
e ku jam rritur me therrime
e ku kam folur ku kam folur
gjuhen time
e ku kam fis e ku kam fare
e ku kam qeshur e ku kam qare
ku rroj me gaz e shpres
ku rroj me gaz e shpres
ku kam deshire deshire te vdes
Gezuar 28 Nentorin Syl lushaj I vrare me 28 Nentor Diten e lirise . Sot feston cdo shqiptare sot ti je qytetar nderi dhe ata qe te vrane jan turpi i atdheut as varret si kan me”, shkruan reperi.
Kujtojmë se artisti gjatë këtij muaji publikoi këngën “Për vete”, të cilën e solli në duet me Solo dhe Finem. /Lajmi.net/