Lajme

Në Kosovë ka filluar shitja e pajisjeve anti-radar: Nëse ju kapet diçka e tillë në veturë, mund të gjobiteni

0

Në rrjetet sociale po shiten pajisje ilegale, që po quhen anti radar që detektojnë rrezet e radarit të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Në Facebook por edhe në rrjetet tjera sociale janë hapur shumë dyqane online që shesin veshmbathje, produkte shtëpiake, aksesorë, vetura, pajisje të veturave e shumë e shumë gjëra të tjera që hynë në përdorime jetësore.

Së fundi në Facebook ka filluar të shitet diçka ilegale që përdoret për vetura.

Në postimin e një dyqani online që është i njohur për redaksinë e Metros, shihet se po shitet pajisja anti radar.

Kjo pajisje i detekton rrezet e radarit të Policisë së Kosovës në një distancë të largët. Një pajisje e tillë po shitet 30 euro.

Diçka  e tillë është e ndaluar rreptësisht me ligj dhe në rast se diçka e tillë haset nga Policia e Kosovë në veturën tuaj, ju do të gjobiteni.

Në Ligjin për rregullat e trafikut rrugor, theksohet se në veturë nuk duhet pasur pajisje shtesë apo dekore që e bëjnë të pamundur identifikimin e një veture.

Më poshtë keni postimin e dyqanit. /gazetametro.net

Lexo të tjera