Uncategorized

Në përvjetorin e vdekjes së tij, Sara Hoxha tregon se ishte mbesa e artistit shqiptar

0

Sara Hoxha përmes një postimi në Instagram, tregoi se çfarë e lidhte atë me artistin akrobat, Telat Agolli, i cili ishte i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës më 1952, shkruan lajmi.net.

Mjeshtri shqiptar i cirkut, Telat Agolli, kishte përvjetorin e katërt të vdekjes, ndërsa me anë të një postimi, partnerja e Ledrit zbuloi se ai ishte gjyshi i saj.

“Janë bërë 4 vite tashmë dhe unë ende nuk mund ta besoj që nuk je më me ne. Ti je legjenda jonë dhe do të jesh gjithmonë gjysh!”, ka shkruar ajo sipër fotos së gjyshit.

Ndërsa, në një tjetër postim, Hoxha ka shkruar “Krenohesha kur thoja që jam mbesa jote”.

Kujtojmë se Sara Hoxha dhe Ledri Vula pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera