Lajme

Në pritje: Netanyahu, mesazh qytetarëve të Kosovsë

0

Dy javë pas marrëveshjes në Uashington, si dhe njoftimit të njohjes reciproke të Izraelit dhe Kosovës dhe hapjes së ambasadës së institucioneve të përkohshme të Prishtinës në Jeruzalem, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet t’u drejtohet qytetarëve të Kosovës përmes një videomesazhi.

Netanyahu do t’u drejtohet qytetarëve të Kosovës të martën, 15 shtator, kur festohet Rosh Hashanah – Viti i Ri Hebre – shkruajnë mediat në Prishtinë.

Siç është njoftuar, mesazhi video i Netanyahut do të shfaqet gjatë ceremonisë solemne hebreje të Vitit të Ri, e organizuar në një nga hotelet në Prishtinë.

Organizuar nga Kryerabini i Shqipërisë

Sipas agjendës së njoftuar nga organizatorët, përveç videomesazhit nga Netanyahu, gjatë ceremonisë do të jetë mundësia e krijimit të një lidhjeje të drejtpërdrejtë me kryeministrin izraelit.

Presidenti Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit Vjosa Osmani dhe Kryeministri Avdullah Hoti do të jenë të ftuar në ceremoni.

Në fjalimin e Netanyahut do të marrë pjesë dhe Kryerabini i Shqipërisë, Iovl Kaplan, i cili është organizatori i evenimentit.

(Kosova Sot Online)

Lexo të tjera