Opinion

Në vend se me hy n’grevë -ata hyjnë në magje t’burgut.

0

Nga Kimete Berisha

Në vend se me hy n’grevë -ata hyjnë në magje t’burgut.

Çka po zgjat n’telefon prej Hage, një po një jo…mshele telefonin.
Shtrejt pra, edhe nëpër filma t’bëhet shtrenjt me fol prej burgu.

S’di çka po je ngusht me fol se, a po nin mirë a!
Më mirë shkruaj letra, shkruaj poezi.

Knaqesh kur pret me t’ardh letra, më ka ndodh, është interesant derisa të vjen, se kur te çel letrën, pleh, s’ke çka sheh, por romantika (për mua) gjithmonë është poezi e pashkruar dhe zarf i paçelur.
Si të çelen letrat-kuit e ke.

Largësia është shpëtim për dashninë, se e rrafshon me tokë.
T’pshton Zoti, dorëzohesh, rehatohesh, se trupi pushon veç kur dorëzohesh.

(Një herë tjetër do t’ju tregoj se si lumturia fillon me dorëzimim. Në momentin që dorëzohesh, pavarësohesh nga gjithkush e gjithçka që të mban të varur e nën presion).

Haveli e ka shkru në burg librin ‘Letra Olgës’, çka ka më pak se Haveli, Jakupi që s’e shkruan ‘Letra Sevdijes’.

Ktyneherë të burgosurit politik i kanë hëngër bibliotekat e burgjeve të Goli Otokut, edhe fusnotat i kanë lexu, e tash të burgosurit mendjen veç me rrasë, llaskucojnë për ushqim e ankohen se s’po ua kana.

‘Mos u bë kishe s’po ta kana’. Sa vijnë bashkëatdhetarët me tepsija me ju pru trejte në burg, më mirë Nasimi me kecele në magje t’Hagës. Një sitë universale (për miell t’grytë e t’kallamojtë) mundeni me ja çu.

Shqiptarët i ka rrok gajla e bukës, inati me t’ardh.
Në vend se me hy n’grevë t’burgut, ata hyjnë n’kuzhinë t’burgut.

Po më mirë me hangër, apet.

Le t’i gatuan edhe Nikolait, se vullnetarisht kisha pranu me më marrë në pyetje çifti i tij, i prajshëm dhe i qetë, bash qysh kam qejf unë, asi tipi që t’lejon me me dal n’sërrnishtë, qysh po i lejon Nikolai të akuzuarit e Hagës, me fol për politikë e për tema që s’kanë lidhje me akuzën ndaj tyre.

Bile njani, e krahasoi veten me Krishtin.
Tha: Fale Zot Hagën se s’e din çka bën.
Më mirë për ty nëse Haga nuk e di çka bën.

P.S. Mos shani me nanë se po bëj hajgare (plus rrezikoni se nana ju sheh) .

Lexo të tjera