Fun

Në vend se ta mbrojë të bijën nga qeni, babai hip mbi veturë

0
ne-vend-se-ta-mbroje-te-bijen-nga-qeni,-babai-hip-mbi-veture

Videoja është filmuar në SHBA dhe shfaq babanë me të bijën duke qëndruar pranë një rrethoje, me një simbol që paralajmëronte se oborri i një shtëpie private ruhet nga qeni, transmeton Telegrafi.

Megjithatë babai vazhdon të qëndrojë pranë portës duke provokuar qenin që ishte në anën tjetër të rrethojës, i cili gjen një gropë nga e cila del dhe iu vërsulet.

Aty filloi gjithçka – babai në vend se ta shpëtojë të bijën, hip mbi një veturë të parkuar duke i bërtitur të bijës së vogël “ik”, e cila ishte e pushtuar nga frika.

Për fat të mirë, pronarja e qenit ka reaguar menjëherë duke e futur brenda qenin dhe nuk është lënduar askush nga kjo mësymje.

Lexo të tjera