Sport

Nedved pas shortit: Ronaldo dhe Messi janë më të mirët

0
nedved-pas-shortit:-ronaldo-dhe-messi-jane-me-te-miret

Zëvendëspresidenti i Juventus, Pavel Nedved, ka dhënë disa komente pasi skuadra e tij u shortua në një grup me Barcelonën.

E gjithë vëmendja e këtij shorti shkoi në këtë takim, pasur parasysh se aty luajnë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Dyshen e ka vlerësuar lart edhe ish fituesi i Topit të Artë, duke i cilësuar ata si më të mirët.

“Do të jetë një duel i madh me Barcelonën, sidomos kur kemi aty dy lojtarët më të mirë në botë – Ronaldo dhe Messi”, ka thënë Nedved, transmeton lajmi.net.

“Anash kësaj, ne do të shohim edhe Miralem Pjanic dhe Arthur Melo, duel tjetër interesant”, shtoi çeku.

Juventus dhe Barcelona janë shortuar në Gurpin G, dhe shihen favorite për të dalë si lidere. /Lajmi.net/

Lexo të tjera